Rama thotë se në qershor do të ketë një strategji se si do të funksionojë transporti publik i cili është tashmë i bllokuar dhe paralizuar prej marsit.
Ndërkohë Rama thotë se qeveria dhe autoritetet shqiptare do të monitorojnë Serbinë e cila ka marrë një sërë masash lehtësuese të shpejta dhe në varësi të ecurisë aty të koronavirusit do të vendoset dhe në Shqipëri.
”Dua të sjell në vëmendje që masat lehtësuese do të vijojnë. Tirana mbetet problem ende edhe lehtësimi në Tiranë apo në zonat e kuqe. E pamundur këtë javë. Në pjesën tjetër do të vijojnë.
Kemi diskutuar hapjen e kopshteve dhe çerdheve më 1 qershor. Nëse numrat do të vazhdojnë stabil ne mund t’i hapim dhe kjo kohë duhet shfrytëzuar për të bërë kushtet. Do të hyjnë në klasa me rregulla komplet të tjera dhe do të mund të kenë një periudhë 3-javore para maturës shtetërore.
Do të vazhdojmë lehtësimin e qarkullimit jo në zonat e kuqe. Zgjatjen e fashave të orareve. Shtrirja e fashës orare sidomos në orën kur mbaron puna ka shqetësimin për nevojën për t’u grumbulluar dhe rrit tundimin për të hapur lokale.
Kemi parë disa vende që kanë bërë hapa të shpejtë, si Serbia. Do shohim si shkojnë gjërat aty lidhur me epideminë.
Dua të përsëris që lokalet duhet të marrin masat sepse lokalet 1, transporti 2, turizmi 3 janë pika shumë të nxehta dhe të rrezikshme. Lokalet do të monitorohen nga shumë afër dhe nuk dua t’i penalizojmë. Lokalet dhe sipërmarrësit e lokaleve duhet të ndjejnë përgjegjësinë për të mbrojtur qytetarët dhe shqiptarët. ”- tha Rama.