Qytetarët e Tiranë dhe jo vetëm janë zgjuar sot me një mëngjes krejt ndryshe, pasi bora ka zbardhur gjithçka.
Qytetarët kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë ditën e pushimit, e cila përkon edhe me ditën e të dashurave, ‘Shën Valentini’, për të bërë disa foto dhe që t’i ruajnë në albumet e tyre fotografike.
“Për ne, por dhe për fëmijët është një ditë e veçantë. Ky është moment i vëçantë për të gjithë ne, pasi shijojmë borën në Tiranë dhe kjo është e rrallë.”, shprehet një qytetare, e cila ka nxjerrë shëtitje djalin e saj në qendër të Tiranës.
Ndërkohë që reshjet e dëborës të cilat nisën që mbrëmë dhe vazhduan që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë sjellë dhe probleme për qarkullimin e mjeteve, por edhe të këmbësorëve, pasi moti shoqërohet nga temperatura të ulta.