Tiranë – Burri vetëhidhet nga kati i 6-të, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një 46 vjeçar është vetëhedhur nga kati i 6 i një pallati e si pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas njoftimit të policisë, viktima është shtetasi R.K. i cili është vetëhedhur në kushte të rënduara psikologjike.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi R. K., 46 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...