Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në burgun 313 në Tiranë, ku një i burgosur ka humbur jetën.
Sipas informacioneve 30 vjeçari i cili vuante burgimin në ambjentet e institucionit është identifikuar si Alban Kapllari.
Kapllari është dërguar në urgjencën e QSUT pa ndjenja, por më pas gjendja e tij është përkeqësuar duke bërë që ai të ndërrojë jetë.
Mjekët thonë që vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
30 vjeçari mësohet se ishte arrestuar rreth një vit më parë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Loading...