Shenohet viktima e pare e termetit ne Tirane.
Pak caste me pare ka shkuar në 51 numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit, që goditi rëndë Thumanën dhe Durrësin.
Sipas burimeve nga spitali i Traumës, ka humbur jetën një 20 vjeçare e cila ndodhej në gjendje kome.
E reja që u nda nga jeta pas plagëve të marra në kokë, është identifikuar si Xhesika Beciku.
Transporti i saj drejt Italisë ka qenë i pamundur pasi nuk mund të lëvizej për shkak të gjendjes kritike për jetën në të cilën ndodhej.
20-vjeçarja është viktima e parë nga tërmeti që shënohet në Tiranë, Kombinat, e cila ka marrë goditje të rënda në kokë pasi teksa tentonte të dilte nga banesa me prindërit, i kanë rënë disa tulla në kokë.
Nga tërmeti i 26 nëntorit janë shënuar 51 viktima, ku 47 persona u gjendën pajetë nën gërmadhat e banesave në Durrës dhe Thumanë, 1 person humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni pas panikut të lëkundjeve, 1 person humbi jetën në aksident rrugor gjatë transportit për në spital pas lëndimeve nga shembja e pallatit, 1 person humbi jetën pasi pësoi infarkt pas goditjeve të tërmetit dhe viktima e fundit është 20 vjeçarja nga Tirana.