Tjetër atentat në Vlorë, qëllohet me pesë plumba 38-vjecari i hetuar nga OFL

Nje tjeter atentat me arme ka ndodhur pak para mesnates ne Vlore.

I plagosur me 5 plumba mesohet se ka mbetur shtetasi Edison Begaj, person me precedent penale dhe subjekt i operacionit forca e ligjit pak muaj me pare.
Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Loading...