Tjetër debat mes Donaldit dhe Ilirit: ‘Dua të dal tek për tek’

Pas “detyrës” që Big Brother VIP iu dha banorëve ata kanë bërë mbrëmë improvizimet e tyre për programet e televizionit. Mirëpo emisioni i Ilir Shaqirit dhe Meridian Ramçajt nuk i ka pëlqyer Donald Veshajt, gjë që solli edhe një debat mes tyre.

Dyshja improvizuan emisionin satiro-investigativ “Fiks Fare” sipas menyrës së tyre dhe si temë të diskutimit kishin zgjedhur nominimet që bëri Donaldi në spektaklin e fundit. Ata zhvilluan një dialog mes njëri-tjetrit ku vunë në dyshim nëse zgjedhja e aktorit ishte me mendje apo me zemër.

Biseda Ilir-Meridian:

Iliri: Nominimet këto ditë kanë qenë “mendo si them unë por mos bëj si bëj unë.”

Meridiani: Mbi të gjitha të jesh i drejtë! Të vendosësh me zemër dhe jo për lojë!

Iliri: Kur zemra është aq e madhe sa nuk i nxë të gjithë si i bëhet?

Donaldit nuk i ka pëlqyer kjo gjë pasi në një diskutim me banorët në oborr, ai po iu shpegonte i revoltuar zgjedhjen e tij për nominimet.

Nga ana tjetër Ilirit i tha se ajo që bënë nuk ishte humor por ishte “të vjellësh vrer” duke shtuar me ironi edhe faktin që banorët nuk qeshën me ta aq sa me improvizimin e Donaldit.

Balerini i mori me sportivitet komentet e aktorit të humorit duke i shpjegura më me qetësi idenë e programit.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Nominimet bëhen me zemër apo me mendim. Ku do të dalësh ti ma analizon dot? Të ishte për mendim unë s’fusja fare veten time në nominim, të ishte për mendim unë fusja dikë që ishte i dobët aty dhe fakti që e kam çuar, e kam konsideruar. Dhe fakti që unë kam future edhe veten time aty kam thënë “vari l**t” të gjithëve. Edhe Ilirin se dua të dal tek për tek, sepse atë ditë që i kishte krahët e ngrohta tha dua të dal në nominim me Donaldin. Te thojë çfarë të dojë, njerëzit ruajnë fytyrën e vet. Dhe Ilir ajo s’ishte humor, ajo ishte të vjellësh vrer vëlla. Dhe s’është ironi as sarkazëm.

Iliri: Dëgjo “Fiks Fare” ti e di që është një program satirik.

Donaldi: Mos më trego mua se ça është. Është ndryshe të vjellësh vrer dhe është ndryshe të bësh shaka-ironi. Shaka dhe ironi është ajo që bëra unë më parë.

Iliri: Edhe ne shaka dhe ironi bëmë.

Donaldi: Ajo është vrer o vëllai im, ça komike!

Iliri: Ajo është komike për sa na përket neve.

Donaldi: Kush qeshi vëlla? Qeshe vetë me veten u kënaqe.

Iliri: Po ne nuk e dimë sa do qeshin njerëzit.

Loading...