Një tjetër ditë e zezë për Italinë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 837 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 12 428 numrin e të vdekurve nga ky virus i tmerrshëm, që po gjunjëzon mbarë botën.
Autoritetet italiane raportojnë se vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 4053 persona.
Ndërkohë, në total janë infektuar me koronavirus 105 792 persona, ku 15 729 janë shërura.
Loading...