Fakte të reja tronditëse për rastin thriller të Patrës dalin në dritë ndërsa hetimet vijojnë pasi autoritetet po përpiqen të zbardhin misterin e vdekjes së tre vajzave motake që dyshohet se u vdiqën nga nëna e tyre.
Raportimet e fundit nga Greqia bëjnë të ditur se Georgina 9-vjeçare është vrarë me ketaminë, një substancë që në një sasi shumë të madhe mund të jetë vdekjeprurëse. Nëna e saj, Roula Pispirigou, është arrestuar dhe lënë në paraburgim për vrasjen e të bijës 9-vjeçare.
Ajo mohon vrasjen e vajzës së saj, ndërsa deri më tani nuk dihet se nga e ka marrë lëndën vdekjeprurëse.
Autoritetet që hetojnë rastin po përpiqen të kuptojnë nëse e dyshuara e ka blerë ketaminën në internet apo rrugë të tjera.
Nën hetim është dhe një i afërm i nënës 33-vjeçare, e cila ka një të kaluar të errët me drogën.
Kur Georgina u shtrua për herë të parë në Spitalin Karamandani, në prill të 2021, kishte të gjitha simptomat e përdorimit të ketaminës.
Policët me përvojë të Departamentit të Vrasjeve vlerësojnë se nëna e të voglës, qysh atëherë, kishte mundësinë të siguronte drogën nga “burimet” që ekzistonin në Patra.
Autoritetet e marrin si të mirëqenë që Roula Pispirigou ia injektonte substancën në intervale të rregullta dhe kur e shihte të nevojshme, për të eksperimentuar, i jepte doza të vogla ose të mëdha vajzës së saj 9-vjeçare.
Kështu, nuk mund të përjashtohet që në ditën e vdekjes së Georgina, në janar 2022, nëna e saj, e cila dyshohet se e vrau, të ketë pasur me vete dozat e ketaminës që po përdorte.
Ndërkohë që autoritetet vazhdojnë hetimet për vdekjen e Georginës, në fokus është edhe vdekja e Malenës dhe Irisit, dy fëmijëve të tjerë të familjes Daskalaki.
Presidenti i Urdhrit të Mjekëve, Leon Grigoris, duke folur sot në Mega për vdekjen e Malenës dhe Irisit, tha se provat janë duke u riekspertuar, pasi ato vërtetojnë se edhe tek dy rastet e tjera, si te vdekja e Georginës, ajo që ka ndodhur është vepër penale.
Mjeku tha se kishte prova që dy vdekjet e para ishin shkaktuar nga mungesa e oksigjenit.
“Për sa i përket fëmijës së parë, mendoj se përgjigjen dhe zgjidhjen përtej komisionit tre anëtarësh, do ta japë profesori i Anatomisë Patologjike, Manolis Agapitos dhe kjo pasi gjetjet, për sa i përket Malenës, janë ato që ai vuri në dukje, mungesë oksigjeni”, theksoi ai. /noa.al