Tjetër hap drejt krijimit të ‘FBI’-së shqiptare

Është mbyllur procesi i shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues për Byronë Kombëtare të Hetimit, e quajtur edhe si “FBI”-ja shqiptare.
28 hetues janë kualifikuar tashmë dhe janë në fazat e fundit të trajnimit. Ndërkohë, këtë të hënë Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.Nga këta kandidatë do të dalin edhe 28 hetuesit e tjerë për ta plotësuar me 60 hetues Byronë Kombëtare të Hetimit, transmeton A2cnn.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 27 maj do t’i nënshtrohen “Testit të Arsyetimit Logjik” me shkrim.

Loading...