Anestezisti i njohur Aleksandër Hoxha ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ditën e sotme.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së mjekut Hoxha, i cili ka shërbyer prej kohësh me profesionalizëm në radhët e bluzave të bardha.
Lajmin e ka bërë publik Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë përmes një postimi në facebook ku i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të mjekut.
Postimi i plotë: Me dhimbje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te kolegut dhe mikut prof.Aleksander Hoxha!
U prehsh ne paqe profesor i dashur! Ngushellimet me te sinqerta familjareve dhe te afermve!
Qofsh i parajses mik i nderuar!
Loading...