Një tjetër tërmet në Greqi. Një lëkundje e fortë me magnitudë 5.2 goditi rajonin në jugperëndim të Kythera pak para orës 5 të mëngjesit.
Epiqendra ndodhet 41 kilometra në jugperëndim të Kythera dhe thellësia fokale është vlerësuar në 79 kilometra.
Dridhja është ndjerë në Kalamatë,
Atikë dhe madje edhe në Kretë. Duke folur për SKAI 100.3, presidenti i OASP-së, Efthymios Lekkas është shfaqur qetësues.
Ai tha se për shkak të thellësisë së madhe fokale, kjo dridhje e veçantë sizmike nuk përbën shqetësim dhe përjashtoi mundësinë e një tërmeti më të madh. “
Nuk do të ketë absolutisht asnjë problem”, tha zoti Lekkas.
Loading...