Një çift ka gjetur një merimangë të madhe afër shtëpisë së tyre.
Teouna Thomas dhe burri i saj Ken, të cilët jetojnë në Teksas në SHBA, u befasuan dhe njëkohësisht u trembën kur panë merimangën e madhe të varur përpara dritares së tyre në fillim të kësaj jave.
Gjëja më e frikshme për ta ishte momenti ku qeni i tyre i vogël iu afrua asaj për ta nuhatur, çka shkaktoi edhe frikë se mos ajo do ta kafshonte.
Teouna tha:
Mendova se merimanga do të hidhej mbi të dhe ta kafshonte. Ne nuk e dinim nëse ishte helmuese apo jo, kështu që ne e hapëm derën dhe burri im e kapi atë në një enë plastike.Kur ai e vuri enën përballë derës, unë godita dritaren në anën e kundërt, dhe ajo ra brenda.
Gazeta lokale e lajmeve, KSAT 12 ra në kontakt me kopshtin zoologjik San Antonio për të provuar se çfarë lloj merimangë ishte dhe u tha se ishte me shumë mundësi një
Tan Tanantula është një specie e zakonshme në Teksas .
Megjithëse merimangat me pamje të frikshme mund të rriten deri në gjashtë inç të gjata, ekspertët e kopshtit zoologjik thanë që ato janë të padëmshme për njerëzit.
/JOQ