Toka është duke gllabëruar oqeanet e veta

Nga Stephanie Pappas

Teksa pllakat tektonike të Tokës, po zhyten nën njëri-tjetrin, ato tërheqin 3 herë më shumë ujë në brendësi të planetit, se sa mendohej më parë. Këto janë rezultatet e një studimi të ri të botuar më 14 nëntor në revistën “Nature”. Duke përdorur zhurmat natyrore sizmike të zonës së tërmeteve në humnerën detare të Marianës, ku pllaka e Paqësorit ka rrëshqitur nën pllakën e Filipineve, studiuesit qenë në gjendje të vlerësonin se sa ujë thithet nga shkëmbinjtë, duke u zhytur thellë nën sipërfaqe.

Ky zbulim, ka pasoja të mëdha për të kuptuar ciklin e thellë të ujit të Tokës, shkroi studiuesja e gjeologjisë detare dhe gjeofizikës Dona Shilington e Observatorit të Tokës ‘Lamont-Doherty’ në Universitetin e Kolumbias, në një libër që shoqëronte artikullin e ri studimor.

Uji nën sipërfaqen e Tokës, mund të kontribuojë në zhvillimin e magmës, dhe mund të amortizojë të çarat, duke shkaktuar më shumë gjasa tërmetet, shkroi Shilington, që nuk ishte i përfshirë në kërkimin e ri.

Cikli i thellë i ujit

Uji ruhet në strukturën kristaline të mineraleve, shkroi Shilington. Lëngu futet në koren e Tokës, ku formohen pllaka oqeanike të reja që janë të nxehta, dhe ku pllakat e njëjta përkulen dhe krisen ndërsa bluajnë matariale nën “fqinjët” e tyre.

Ky proces i fundit, i quajtur nënndarje, është e vetmja mënyrë që uji të depërtojë thellë nën kore dhe mantel, por pak dihet se sa ujë lëviz gjatë procesit, shkroi udhëheqësi i studimit Çen Kai i Universitetit të Uashingtonit dhe kolegët e tij. “Para se të ndërmerrnin këtë studim, çdo studiues e dinte se uji duhet të nxirret nga nëndarjet e pllakave” – tha Kai për ‘Live Science’. Por ata thjesht nuk e dinë se sa ujë.

Hulumtuesit përdorën të dhëna të marra nga një rrjet sensorësh sizmikë, të pozicionuar rreth kanalit qendror të Marianës në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor. Pjesa më e thellë e kanalit është gati 11 km nën nivelin e detit. Sensorët zbulojnë tërmetet dhe jehonat e tyre, që kalojnë përmes kores së Tokës si një zile.

Kai dhe ekipi i tij gjurmuan se sa shpejt udhëtojnë këto jehona:Një ngadalësim në shpejtësi, tha ai, do të tregonte thyerje të mbushura me ujë në shkëmbinj dhe minerale “hidratuese” që mbyllin ujin brenda kristaleve të tyre.

Uji i munguar

Studiuesit zbuluan ngadalësime të tilla thellë në koren e tokes, rreth 18 kilometra poshtë sipërfaqes, tha Kai. Duke përdorur shpejtësitë e matura, së bashku me temperaturat e njohura dhe presionet e gjetura atje, ekipi i studuesve llogariti se zonat e nënndarjeve tërheqin 3 miliardë teragramë uji nën kore çdo miliona vjet (1 teragram është 1 miliardë kilogram).

Uji i detit është i rëndë; një metër kub uji peshon 1.024 kilogramë Por ende, shuma e zvogëluar nga zonat e nëndarjeve të pllkave është e jashtëzakonshme. Është gjithashtu 3 herë më shumë sesa vlerësohet se thithnin pllakat nën koren e tokës, tha Kai.

Dhe kjo ngre disa pikëpyetje:Uji që shkon poshtë duhet të dalë një moment lart, zakonisht në formën e shpërthimeve vullkanike. Vlerësimi i ri se sa ujë po zhytet poshtë, është më i madh sesa vlerësimet se sa prej tij është duke u ri-lëshuar në sipërfaqe nga vullkanet. Kjo do të thotë se shkencëtarëve u mungojnë disa sasi në vlerësimet e tyre, thanë hulumtuesit.

Nuk ka ujë të humbur në oqeane, tha Kai. Kjo do të thotë që sasia e ujit që thithet nga korja, dhe shuma që rivjen në sipërfaqe, duhet të jetë e barabartë. Fakti është se ata po sugjerojnë se ka diçka rreth asaj se si lëviz uji nëpër brendësinë e Tokës, të cilën shkencëtarët ende nuk e kuptojnë. “Shumë studime të tjera duhet të përqendrohen në këtë aspekt”- përfundoi Kai. / “Live Science” – bota.al

Loading...