Toka nuk gjen qetësi! Ndihen sërish lëkundje të forta tërmeti, ja sa ishte magnituda

Greqia së fundmi është kthyer në një zonë sizmike e lëkundjeve të tërmetit.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele lëkundje tërmeti me magnitutë 4.3 të shkallës rihter janë regjistruar në Kretë.

Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës , bën me dije se lëkundjet janë regjistruar në zonën detare në jug të ishullit, me thellësi 17.5 kilometra, 76 kilometra në jug-juglindje të fshatit Zakros, në prefekturën e Lassithit të Kretës.

Loading...