Toka nuk gjen qetësi, ndihen të tjera tërmete të forta. Ja sa ishte magnituda e saktë e lëkundjes së fuqishme

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka rishikuar të dhënat e tërmetit të fuqishëm që “shkundi” Ballkanin dhe Shqipërinë mbrëmjen e të premtes.

Në faqen zyrtare në internet, IGJEO thotë se magnituda e tërmetit të fortë që ra në Bosnje Hercegovinë ka qenë 6 e shkallës Rihter, e rishikuar nga raportimi i parë që fliste për magnitudë 5.7 e shkallës Rihter.

Sipas IGJEO, tërmeti i parë i fortë u regjistrua në orën 23:07:49, me epiqendër 160km në Veri-Perëndim të Koplik , Bosnja Hercegovinë dhe kishte thellësinë 10 KM.

Ndërkohë që mediat në Bosnje Hercegovinë raportojnë mëngjesin e të shtunës se toka nuk ka pushuar së lëkunduri gjatë natës dhe se dy tërmete të tjera të forta, me magnitudë më të vogël se 6 janë regjistruar.

“Disa tërmete të forta goditën zonën pranë Stolacit dhe Mostarit. Sipas EMSC, i fundit ishte me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter rreth orës 04:20 të mëngjesit dhe epiqendra ka qenë 32 km nga Mostari, ose 14 km nga Stolaci”, shkruajnë mediat vendase.

Loading...