“Kam paraqitur një amendament për t’i dhënë fund pabarazive që ende ka në pensionet e shumë qytetarëve shqiptarë që punojnë ose kanë punuar në vendin tonë”, është shprehur ai.
“Italia tashmë ka shumë marrëveshje bilaterale me vendet jo të BE-së, nga Argjentina në Tunizi, të cilat mundësojnë qasje të barabartë në trajtimin dhe sigurimet, duke bërë që atyre t’u njihen të gjitha kontributet e paguara në çdo vend pasi dalin në pension. Është e pakuptueshme se si nuk ka ende një marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë, përballë lidhjeve jo vetëm të miqësisë, por edhe të shkëmbimit të fortë ekonomik mes dy vendeve”, ka theksuar ai.
“Ka më shumë se 160 mijë shtetas shqiptarë (duke numëruar vetëm ata me shtetësi të vetme) që punojnë në Itali, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekonominë tonë në shumë fusha: më së paku u kemi borxh atyre qetësisë që kontributet që janë derdhur sot nuk do të jenë të humbur nëse dhe kur do të kthehen në vendin e tyre. Dhe ka gati gjysmë milioni qytetarë shqiptarë, të cilët kanë paguar kontribute në Itali në periudha të ndryshme të jetës së tyre. Amendamenti im parashikon 20 milionë euro për nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale midis Italisë dhe Shqipërisë mbi pensionet, një shifër që është më se e mjaftueshme për të dhënat e INPS”, ka nënvizuar ai.
“Amendamenti im ka kaluar shqyrtimin e komisionit buxhetor, kështu që nuk ka probleme të burimeve. Por shumica e 5 Yjeve-Lega votuan kundër në komisionin e punës. Një qëndrim i pakuptueshëm. Tani ne pyesim shumicën që të ndryshojë orientimin dhe të votojnë për ndryshimin”, është shprehur Nannicini.
Tommaso Nannicini është senator i Republikës, anëtar i Komisionit të Punës. Ekonomist, ai është profesor i rregullt i Universitetit Bocconi të Milanos. Në qeverinë Renzi ishte nënsekretar i Kryesisë së Këshillit.
/atsh/