Topalli: Basha i dhuroi Ramës çdo gjë! Klasa politike e korruptuar duhet shkulur!

Jozefina Topalli, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes palëve për reformën zgjedhore.

Topalli ka shënjestruar Bashën, duke thënë se ai ndërtoi çadrën dhe braktisi parlamentin, për t’u ulur sërish me Ramën dhe për të mos ndryshuar asgjë, nën moton “kështu ishte loja”.

Topalli e mbyll reagimin e saj të ashpër, duke thënë se kjo klasë politike “duhet shkulur nga rrënjët”. “Shtatë vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen.

Ne funksion te kesaj beri çader, “revolucion”, dogjì mandatet e demokrateve, nuk hyri ne zgjedhje lokale, i dhuroi Rames gjithe Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dyte,i dhuroi te gjitha Keshillat Bashkiake, i dhuroi te gjitha Bashkite…

Dhe ja sot po thote me shkrim se “ashtu ishte loja”
Nuk kerkojne me as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare,as qeveri kalimtare… Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai qe thoshte se ishte…” Keta jane dhe kane qene te gjithe bashke. Sonte ishin “ felici e contenti”me kodin sic ishte. Kjo klase politike e korruptuar duhet shkulur!“, shkruan Topalli. /TPZ.al/

Loading...