Perberesit:
Për një tavë torte 26-28 cm
3 mollë mesatare
250 gr. miell 00
100 gr. sheqer
1 pako pluhur pjekës për embëlsira
1 majë luge të vogël kanell
3 vezë
50 gr. gjalpë temperatur ambjenti
4-5 lugë qumësht
2 lugë sheqer kaf
Për karamelin:
100 sheqer
150 ml. pana e freskët
1 lugë gjalpë
Pergatitja:
Fillimishtë përgatisni karamelin.
Vendoseni sheqerin në një tenxhere me fund të trashë dhe vendoseni në zjarrë të mesëm derisa të shkrihet plotësishtë.
Veçmas ngrohni panën por mos e lini të ziejë dhe bashkojeni me karamelin. Përzijeni vazhdimishtë derisa sheqeri me panën të lidhen dhe të formohet një masë e trashë dhe kremoze.
Fikeni zjarrin dhe shtoni në të gjalpin përzijeni përsëri dhe lëreni të ftohet komplet.
Tani përgatisni tortën, ndani të verdhat nga të bardhat dhe të bardhat e vezëve formojini në shkumë.
Rrihni gjalpin me sheqerin derisa sheqeri të tretet dhe shtoni të verdhat e vezëve një nga një. Përzijeni me rrahësin elektrikë derisa të keni një mas shkumoze.
Shtoni duke situr miellin e përzier me pluhurin pjekës dhe kanellën te masa me vezë dhe përzijeni me delikates me një spatul kuzhine.
Nëse masa ju rezultonë shumë e trashë shtoni dhe nga një lugë qumësht. por nga një luge e nga një lugë që mos ta qullni shumë brumin.
Tani bashkoni të bardhat e vezëve të fromuara në shkumë te brumi dhe përzijeni me delikates që mos ulni volumin e tyre.
Në fund bashkoni me brumin dhe karamelin.
Gjithmonë përzijeni me delikates duke e çuar spatulën deri në fund të enës pasi aty depozitohet karameli.
Lyeni tavën me pak gjalpë dhe pluhëroseni me miell.
Shtoni në të brumin dhe në komplet sipërfaqen e tortës zhysni brënda rreth e rrotull feta molle të prera hollë.
Spërkateni me sheqer kaf, vendosni akoma disa copëza gjalpi sipër dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 160°C për 40 minuta.
Lëreni të kullojë paksa dhe shërbejeni të ngrohtë, (me një top akullore me vanilje sipër kalon në një tjetër nivel)