Torturoi dhe vrau shërbyesen e saj, 40-vjeçarja pranon krimin, rrezikon burgim të përjetshëm

Një 24-vjeçare ka mbetur e vdekur për shkak të pronares së saj në vitin 2016. E reja punonte si shërbyese në shtëpinë e një gruaje të pasur në Singapor, por jeta e saj u kthye në mankth, pasi pronarja e ka lënë pa ngrënë. Policia tregon se kur viktima ka vdekur peshonte vetëm 24 kile, kun ë vetëm 1 vit e disa muaj ajo humbi 15 kg.
Duke mos u mjaftuar nga kjo, gruaja e oficerit, Murugayan, bashkë me nënën e saj sulmuan për vdekje të renë duke e lënë të vdekur. Autopsia e bërë pas vdekjes tregon se 24-vjeçarja vdiq nga mungesa e oksigjenit në tru.

Murugayan, pronarja e viktimës, sipas mediave, filloi të abuzonte nga tetori 2015 pasi pretendoi se Piang ishte “e ngadaltë, jo higjenike dhe hante shumë”.

Ndërkohë që dy ditë më parë, autorja e krimit u deklarua fajtore në një gjykatë të Singaporit për 28 akuza, duke përfshirë vrasjen e Piang Ngaih Don. Nëse dënohet, ajo mund të burgoset përjetë.

Loading...