Tôrturôn qenin duke e tërhequr pas makinës derisa ngôrdhi, vihet nën hetim 50-vjeçar në Fier

Një 50-vjeçar në Seman të Fierit është vënë nën hetim pasi tërhoqi pas makinës një qen, i cili ngordhi më pas.

Denoncimi i këtij rasti erdhi pas publikimit të një videoje në rrjete sociale.

Autori F. S., do të gjykohet për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Fier

Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku në fshatin Seman, një automjet tip “Opel Korsa” tërheq nga pas një kafshë shtëpiake (qen), duke shkaktuar keqtrajtimin e kafshës e cila ka ngordhur, ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., 50 vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier. Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. S., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Loading...