Një pacient është hedhur nga kati i katërt i spitalit të Sanatorimut ku kurohej pasi ishte infektuar me Covid-19. Shtetasi mesohet se ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për një 65 vjeçar nga Kruja, i cili kishte dy ditë i shtruar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, por jo i intubuar.
Ky është rasti i dytë brenda pak javësh, pasi kujtojmë se më 13 gusht, një i ri u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, duke ndërruar jetë.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.