Trafik armësh, gjykata dënon Fjolla Morinën me 6 vjet burg në mungesë

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina, është dënuar në mungesë nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.

Avokatja e këngëtares, Aurora Guska, deklaroi se vendimi i gjykatës do të ankimohet.

Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.

“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj”, u shpreh avokatja Guska.
Gjatë seancës se mbajtur diten e sotme, prokurori Edmond Karriqi kërkoi 7 vite burg për trafikim armësh, mbrojtja kërkoi ndëshkim me gjobë.

Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtare, Alma Ahmetaj, dhe anëtar Sami Ujkashi dhe Enkeleda Dalipi, vendosi 9 vite burg, ulje dënimit me 1/3 gjykim i shkurtuar, përfundimisht 6 vite burg.

Pak dite me pare ne nje interviste, kengetarja Fjolla Morina deklaroi se arma qe i eshte kapur nuk ka qene e saj por e nje te njohuri qe ka humbur jeten dhe se ajo gabimisht e ka marre ne canten e saj me te cilen po udhetonte drejt Shqiperise.

Loading...