Trafik kokaine nga Holanda, arrestohen 4 anëtarë të bandës shqiptare të drogës

Tre shqiptarë dhe një italian, pjesë e grupit kriminal që vepronte për kartelin e drogës “Kompania Bello” janë vënë në pranga nga policia italiane. Ky grup i strukturuar u godit në shtator të 2020 gjatë një operacioni policor i koduar “Los Blancos”.

Prangosja e 4 anëtarëve të bandës u bë gjatë një operacioni mes Toscanës dhe zonës së Emilia Romagna-s, ku u kapën 15 kg marijuanë. Dje Skuadra Mobile e Florence, në bashkëpunim me atë të Modena, zbatoi një urdhër paraburgimi të lëshuar nga Gip i Gjykatës së Firences si pjesë e një hetimi të koordinuar nga Prokuroria Publike.
Kompania Bello sipas mediave italiane vepronte në disa kontinente, por më shumë kishin lidhje me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, ndërsa pjesën më të madhe të kokainës e trafikonin në Europë. Gjykata vendosi “arrest me burg” për tre shqiptarët nga mosha 32-47 vjeç, ndërsa për 46-vjeçarin italian detyrim për të qendruar në komunën e Modenas.

Hetimet zbuluan se grupi merrte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria dhe më pas e trafikonin në Itali. Policia ka shpallur edhe dy persona të tjerë në kërkim.
‘Kompania Bello’ u shkatërruar pas një hetimi 5 vjeçar nisur më 2015 pjesë e të cilit është edhe Eldi Dizdari, i cili është arrestuar në Dubai me emrin e rremë Denis Matoshi dhe pritet që të ekstradohet në Itali. Gjatë operacionit u sekuestruan 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

Loading...