Trafiku i klandestinëve me makina luksi

Trafikimi i klandestinëve është duke u kryer me metoda të reja pas heqjes së karantinës. Transporti i tyre drejt vende të BE-së po kryhet me makina luksi, ndërsa destinacioni ka ndryshuar nga Hani i Hotit në drejtim të Morinës. Sipas policisë ka një rritje të qytetarëve me banim në Kukës, që konstatohen në juglindje duke transportuar klandestinë.

Tentativa për kalim ilegal të emigrantëve të parregullt drejt vendeve të BE-së është një veprat penale që evidentohet më së shumti nga policia e shtetit. Pas karantinës u rikthye trafiku i klandestinëve, ndërsa tashmë disa prej qytetarëve kanë zgjedhur mënyra të reja për të transportuar klandestinët.

Siç shikohet dhe nga këto pamje zgjidhja nga trafikantët është gjetur nëpërmjet transportit me makina luksi, kryesisht fuoristrada me xhama të zinj.

Në këto automjete me limit deri në 5 persona, futen zakonisht nga 6 deri në 10 klandestinë. Madje një prej trafikantëve kishte futur 12 klandestinë, në këtë foristradë tip ML, ku pjesën më të madhe të tyre i kishte vendosur në bagazh.

Të huajt të cilët kalojnë ilegalisht kufirin e gjelbër me Greqinë paguajnë nga 100 deri në 150 euro për ti transportuar drejt vendeve fqinje që më pas të largohen drejt BE-së.

Së fundmi është konstatuar një ndryshim i destinacionit të kalimit të paligjshëm të klandestinëve, ku tendenca më e fundit është kalimi drejt Kosovës.

Në njoftimet e policisë vërehet që ka qytetarë me vendbanim në Kukës që konstatohen në juglindje të vendit duke transportuar klandestinët drejt Kosovës.

Për 6 mujorin e parë të vitit, policia e shtetit bën me dije se për veprën penale ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve ka arrestuar 143 persona dhe ka shpallur në kërkim 99 të tjerë.

Loading...