I pranishëm në mbërritjen e tragetit të ri që do të nisë udhëtimet që këtë të shtunë, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri e cilësoi këtë një lajm të mirë për qytetarët.
Damian Gjiknuri: “Menjëherë e ka dhënë efektin mesa jam informuar nga agjencitë përkatëse me në një ulje drastike të çmimeve.
Kjo është një e mirë për qytetarët shqiptarë, qytetarët e Vlorës që zgjedhin portin e këtij qyteti për të udhëtuar drejt Italisë.”
Linja e tragetit Vlorë-Brindizi ndër vite është denoncuar nga udhëtarët si më problematiket në Shqipëri. Por autoritetet presin që konkurrenca tashmë e lire të ndikojë në përmirësimin e ndjeshëm të kushteve
Damian Gjiknuri: “Ka qenë shqetësim i madh për qytetarët vlonjate. Natyrshëm ka pasur një konkurrencë të fortë, shumë pengesa dhe fatkeqësisht Vlora ka pasur një transport të mjerueshëm detar.”
Por veç biletës më të lirë, trageti i ri me një kapacitet prej 1000 pasagjerësh dhe 150 dhomash pritet të shkurtojë në 4 orë udhëtimin nga Vlora në Brindizi.