T*ragjedi/ Burri v*ret gruan, fëmijët e mitur dhe më pas veten

Një ngjarje makabre ka ndodhur në SHBA ku një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Sipas autoriteteve të policisë, 55-vjeçari, Christof Kreb, më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë fundjavë në El Paso County, në Kolorado.

Viktimat e kësaj tragjedie janë bashkëshortja e tij, Yvette Siegert-Kreb, 50-vjeçe dhe dy fëmijët e çiftit, Felicity Kreb, 13-vjeç dhe Barrett Kreb, 9-vjeç.

Mediat amerikane bëjnë me dije se fëmija i vogël i familjes, 9-vjeçari Barrett Kreb, ishte adoptuar në Shqipëri nga çifti, ndërsa fëmija tjetër ishte birësuar në Kinë.

Policia u thirr rreth orës 10 të mëngjesit të së shtunës, pas një telefonate në sallën operative, ku ishte raportuar se dikush ishte plagosur rëndë dhe kishte nevojë për ndihmë.

Sipas të dhënave nga Zyra e Sekretarit të Shtetit në Kolorado, 55-vjeçari, i dyshuar si autori i masakrës, ishte bashkëpronar i Specialty Sports and Supply, një dyqan i regjistruar armësh në Kolorado Springs.

Çifti amerikan ishin veteranë të ushtrisë amerikane.

Mediat amerikane bëjnë me dije se shumica e anëtarëve të familjes merreshin me sportin e qitjes, ku dy prej fëmijëve të çiftit Krebs kishin konkurruar në provat olimpike për qitje me pushkë dhe pistoletë.

/JOQ Albania

Loading...