Një nënë rreth të 30-tave dhe tre nga katër fëmijët e saj të mitur kanë vdekur dhe tetë persona të tjerë janë plagosur nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një ndërtesë banimi në qendër të Vigos në Spanjë.
Të miturit e ndjerë janë dy vajza 14 dhe 11 vjeç dhe një djalë 12 vjeç. Në spital u shtrua motra e vetme, 9 vjeçe e mbijetuar dhe babai.
Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar për momentin. Zona ka shtëpi të shumta të banuara dhe një histori të gjatë ankesash për konflikte dhe konfrontime mes fqinjëve dhe trafikantëve me pakicë të drogës, shkruan “El Pais“.
Loading...