Tragjedi në familjen shqiptare, 3-vjeçarja bie nga kati i pestë dhe humb jetën!

Një familje shqiptare është tronditur në Francë, pasi vajza e tyre ka humbur jetën.

13-vjeçarja ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i pestë në një pallat në Ban-Saint-Martin Moselle, Francë.
Mediet franceze shkruajnë se ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e shtunën 26 nëntor. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta.

Kryebashkiaku i qytetit, Henri Hasser bëri me dije se vajza ishte fëmija i madh i një familjeje shqiptare.

“Është një tragjedi. Motra e saj e vogël është në klasën e gjashtë në kolegj dhe dy të fundit janë bashkë në shkollën Pagnol”, tha Hasser.

Loading...