Tragjedi rrugore në vend, humb jetën një djalë, plagosen 2 të tjerë

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në Bulqizë.

Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja bëhet e ditur se nga përplasja mes dy makinave një shtetas i moshës 25- vjeçare ka humbur jetën.

Viktima është Esmerald Nika.

Raportohet se dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës.

Nga pamjet në vendngjarja shikohet një makinë e cila është dëmtuar shumë rëndë, si pasojë e përplasjes.

Dyshoher se makina me drejtues Esmerald Nikën, 25-vjeç është përplasur me makinën me drejtues Ylli Rama.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë Esmerald Nika.

Në vendngjarje ndodhen forca të policisë lokale, të cilat po zhvillojnë hetime për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Loading...