I- Të famshëm nga bota e futbollit dhe më gjerë i dërguan ngushëllimet e tyre Cristiano Ronaldos këtë mbrëmje pasi ylli i Manchester United zbuloi se një nga binjakët e porsalindur ka ndërruar jetë.
‘Me pikëllimin më të thellë duhet të njoftojë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndiejë”, shkruhet në postim. “Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre.”
Shoku i skuadrës te Manchester United, Marcus Rashford ngushëlloi Ronaldon me një postim në Twitter: “Mendimet e mia janë me ty dhe me Georginën. Me vjen shume keq.’ Motra e Ronaldos, Katia Aveiro, ka postuar në Instagram: “Të dua dhe zemra ime është gjithmonë me ty… Zoti kujdeset për gjithçka dhe forcoftë rrugën tuaj gjithnjë e më shumë…
Gary Lineker shkroi në Twitter: ‘Lajm tmerrësisht i trishtuar. Ngushëllime të sinqerta për ju dhe familjen tuaj.’ Nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro, iu përgjigj në Instagram me një emoji me fytyrë të trishtuar, ndërsa Diogo Dalot u përgjigj me një zemër dashurie. Shokët e skuadrës si Diogo Dalot, David de Gea dhe Alex Telles u përgjigjën gjithashtu me emoji të zemrës.
Ngushëllimi ka ardhur edhe nga sprinteri xhamajkan, Usain Bolt, i cili është një tifoz i Manchester United. “Lajm tronditës”. Ngushëllimet më të thella për ju dhe gjithë familjen tuaj.’ Klubi i Manchester United deklaroi mbështetjen e plotë, duke thënë: “Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Duke dërguar dashuri dhe forcë për ju dhe familjen në këtë kohë.’