Tragjedia në Bullgari, reagon Vladimir Putin!

Presidenti rus Vladimir Putin i përcolli homologut maqedonas Stevo Pendarovski ngushëllimet e tij për aksidentin tragjik që i mori jetën 45 shtetasve të Maqedonisë Veriore, shumica shqiptarë.
“Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona më të thella lidhur me vdekjen e qytetarëve të vendit tuaj, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, në një aksident rrugor në Bullgari”, thuhet në tekstin e telegramit të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.

Putin kërkoi që “të përcjellë ngushëllimet por edhe mbështetjen e sinqertë për familjet dhe miqtë e viktimave, si dhe urimet e tij për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”.

45 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut, u dogjën të gjallë pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë vetë i kanë mbijetuar aksidentit dhe janë dërguar për trajtim në një spital të kryeqytetit bullgar, Sofje.

Loading...