Së paku 14 njerëz humbën jetën dhe 150 të tjerë figurojnë të zhdukur, pasi një pjesë e akullnajës në Himalaje ra në një lumë dhe shkaktoi përmbytje të mëdha në veri të Indisë.
Ujërat hapën një digë dhe u derdhën nëpër një luginë në shtetin Utarakhand.
Shumica e të zhdukurve besohet të jenë punonjës nga dy hidrocentrale në zonë.
Qindra trupa, paramilitarë dhe helikopterë ushtarakë u dërguan në rajon për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.
Ekspertët po hetojnë incidentin që ndodhi të dielën, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar shkëputjen e akullnajës.
Zyrtarët thonë se 25 njerëz janë shpëtuar deri më tani.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se po ndjek situatën në Utarakhand.
“Jam duke folur vazhdimisht me autoritetet dhe duke marrë informacione për punën e shpëtimit dhe operacionet e ndihmës”, tha Modi në një postim në Twitter të dielën.
Udhëheqësit nga e gjithë bota gjithashtu iu dërguan ngushëllime familjeve të viktimave.