Tragjike – 3 vjeçari humbi jetën në duart e nënës

Një fëmijë vetëm 3 vjeç vd.iq në Xhenova të Italisë pasi u ndje k.eq kur ishte në makinë me nënën e tij.

Siç u tha nga gruaja, fëmija gjatë ditëve të fundit kishte pasur temperaturë të lartë, por në orët e fundit temperatura kishte rënë, aq sa ai kishte dalë me nënën e tij për të shoqëruar vëllain e madh në shkollë.

Në kohën e sëmundjes, nëna dhe djali ishin duke shkuar për në Sampierdarena kur fillimisht fëmija filloi të kishte ethe dhe humbi vetëdijen. Ai më pas kaloi në arrest kardiak.

Menjëherë nëna e vogëlushit ka thirrur ambulancën dhe me ndihmën e saj vogëlushi është përmendur duke u transferuar me urgjencë në spitalin Gaslini.

Por mesa duket nuk kishte asgjë për të bërë për të, pasi ai ndërroi jetë. Mjekët do të kishin menduar një shkak infektiv, përkundër faktit që fëmija i ishte nënshtruar të gjitha vaksinave të paraqitura.

Prokurori publik Paola Calleri, megjithatë, urdhëroi një autopsi dhe hapi një dosje për të zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjes së 3 vjeçarit

Loading...