Tragjike/ Bie nga automjeti i ngarkuar me bar, ndërron jetë 22-vjecari

Një 22-vjeçari ka ndërruar jetë aksidentalisht mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shëndëlli, Bashkia Konispol.

Kristi Doda 22 vjeç ka qenë duke ngarkuar bashkë me të atin e tij, mjetin e tyre me stiva bari. Aksidentalisht ka rënë nga lartësia e stivës së barit ku ai ndodhej dhe për rrjedhojë është dëmtuar rëndë.

Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë.

Kristi Doda ishte njeri prej katër fëmijëve të Gjon Dodës, njëherësh edhe ndihma më e madhe e babait të vet.

Loading...