Tragjike! E preu makineria e mishit, humb jetën gruaja shqiptare në Greqi, ngjarja në sy të vajzës

Tragjik ka rezultuar fati i një gruaje shqiptare në Greqi, e cila humbi jetën në vendin e saj të punës. Ngjarja ndodhi dje në Mesolongji. Mediat greke raportojnë se gruaja punonte në një dyqan mishi ku kryente punë, kryesisht pastrimi, me makineri që prisnin mishin.

Raportimet e para thonë se gruas, rreth 50 vjeçe, në rrethana ende të paqarta i ka kapur makineria flokët dhe si pasojë e ka tërhequr duke e prerë.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është prania e vajzës së viktimës gjatë këtij aksidenti. Vajza, është marrë nga shërbimi spitalor me urgjencë pasi është traumatizuar. Mësohet se shqiptarja kishte dy vite që kishte emigruar drejt Greqisë, bashkë me dy fëmijët, pasi ishte divorcuar.

“Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të bërë bukën e gojës”, tregon për protothema.gr një person që e njihte dhe jetonte në të njëjtën lagje.

Loading...