Tragjike/ E tërhoqi kali zvarrë, 14-vjeçari vdes pak orë para ditëlindjes

Ai sot mbushte 14 vjeç, por vdekja e mori shumë shpejt pranë vetes pas një aksidenti tragjik. Bëhet fjalë për një djalë nga fshati Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit.

14-vjeçari Q.Muçaku, nxënës në klasën e IX-të në Shkollën 9-vjeçare të fshatit Xhyrë ishte përfshirë në një aksident të pazakontë në oborrin e shtëpisë së tij 4 ditë më parë.

Djali ishte tërhequr zvarrë për disa metra nga kali i shtëpisë, i cili ishte trembur. Duke qenë se kishte patur të lidhur litarin në dorën e tij 14-vjeçari nuk ka mundur ta zgjidhë dot, ndërsa e tërhiqte zvarrë kali i tij.

Fatkeqësisht adoleshenti pësoi dëmtime të rënda në kokë e trup. Pavarësisht se u dërgua në Qendrën Spitalorë “Nënë Tereza” në Tiranë, ai katër ditë pas aksidentit ndërroi jetë, ndërsa u përcoll për në banesën e fundit ditën kur ai duhet të festonte datëlindjen./BW

Loading...