Njëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë fabrike në qytetin Jinhua, në provincën Zhejiang të Kinës lindore.
Viktimat u bllokuan në katin e tretë të ndërtesës në një zonë industriale të qarkut Wuyi pasi zjarri shpërtheu rreth orës 14:04,
thanë autoritetet lokale. Numri i të vdekurve u konfirmua më vonë pasi ekipet e emergjencës kërkuan për të mbijetuarit.
Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Loading...