Tragjike/ Gjendet i pajetë në banesën e tij boksieri i njohur 34-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur nga bota e boksit, ku boksieri 34-vjeçar, Javuz Ertyrk, është ndarë nga jeta papritur, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Këln.
Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja ende nuk dihen zyrtarisht, por sipas mediave në Turqi thuhet se jetën ja mori një infarkt në zemër.

Gjysmë-gjerman e gjysmë-turk, Javuz njihej dhe si boksieri “Erdogan”, pasi vitet e fundit i kishte dalë në mbrojtje kursit autoritar të presidentit turk.

Loading...