Një ngjarje tronditëse është raportuar në SHBA. Sipas mediave të huaja,
një 23-vjeçar ka rrëmbyer me dhunë nga partnerja e tij foshnjën 7 muajshe dhe më pas është larguar. Ngjarja ka ndodhur në veri të Ohio ditën e martë.
Mësohet se foshnja 7 muajshe ka ndërruar jetë pasi i riu u aksidentua në qytetin Tiffin,
rreth 55 milje në juglindje të Toledos teksa ndiqej nga policia.
Për arsye hetimore identiteti i të riut nuk është bërë ende me dije. Shefi i policisë David Pauly tha për USA TODAY se i dyshuari,
i cili u dërgua në spital pas aksidentit, ishte në gjendje kritike të mërkurën në mëngjes.
Loading...