Tragjike/ Kush është shoferi 24-vjeçar i ‘Audit’ që çau barrierat e mbikalimit të Saukut, la pas 2 viktima

Klevis Ruçaj, 24 vjeç është personi që po drejtonte mjetin e llojit “Audi” që ra nga mbikalimi i Saukut mbi kofanon e një tjetër makine, duke sjellë kështu dy viktima. Ndërsa një prej të plagosurave është identifikuar si Alda Kurti, 51 vjeçe.

51-vjeçarja ndodhet në spitalin e Traumës, bashke me Ruçajn dhe dy persona të tjerë që janë plagosur gjithashtu. Të plagosur kanë mbetur edhe O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhëtonin me automjetin “Honda”.

Ngjarja tragjike ndodhi këtë pasdite. Ruçaj po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë çau barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”. Për pasojë, dy vajzat që ndodheshin në makinë me Ruçajn ndërruan tjetë. Tre personat që ndodheshin në makinën tjetër bashkë me vetë 24-vjeçarin ndodhen të plagosur tek Trauma.

Loading...