Tragjike, makina del nga rruga, humbin jetën pasagjeri dhe drejtuesi i mjetit

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Lushnjë, në fshatin “Gurrëz e vogël”, ku dy persona kanë humbur jetën.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, makina tip “Reno” ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë vdekur pasagjeri dhe drejtuesi i mjetit.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i tyre.
Njoftimi i policisë

Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”, automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...