Tragjike në Itali, shqiptari bie nga një shtyllë 50 metra e lartë, ndërron jetë në vend

Një ngjarje tragjike është regjistruar në zonën e Brescias në Itali, dje, pak pas orës 16:30.

Mësohet se një punëtor 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë.

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi i urgjencës, teksa ngjarja ndodhi në Castegnato, pranë një kompanie me seli në via Padana Superiore, jo shumë larg një koncesionari të njohur.
Viktima nga Shqipëria ishte punonjës i një kompanie të jashtme nga ajo që zotëron fabrikën,

pranë së cilës ndodhi tragjedia, ndërsa policia vijon hetimet për shkaqet.

Punëtori shqiptar është rrëzuar ndërsa ndodhej në një strukturë rreth 50 metra të lartë.

Loading...