Tragjike në Pogradec – Nënë e bijë mbyten në rezervuarin e fshatit

Një ngjarje e rëndë sapo është regjistruar në fshatin Alarup, në Pogradec.

Nënë e bijë janë mbytur tragjikisht në rezervuarin e fshatiti.

Viktimat janë banore të fshatit në fjalë, ndërsa vajza në fjalë është e moshës 7-vjeçare.

Nuk dihet në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja e rëndë, nëse ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Në të njëjtin rezervuar, më 31 dhjetor 2018 do të mbytej edhe peshkatari Ramazan Kojtari, 56-vjeç.

Loading...