Tragjike në SHBA, mbi 1600 vi.ktima në 24 orë

SHBA po kalon moment dramatike sa I takon betejes me Covid 19.

Numri i të prekurve në mbarë vendin ka kapur shifrën 391 mijë tashmë nga të cilët 139 mijë janë evidentuar vetëm në New York. Shifrat e të prekurve në New York madje kanë kaluar edhe ato të Italisë brenda një periudhë jo më shumë se gjysmë muaji.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar tashmë në mbarë Amerikën në 12 mijë e 500.

Viktimat vetëm këtë të martë janë mbi 1650, nga të cilët 731 vetëm në New York.

Sipas guvernatorit të New York, Andrew Cuomo në total numri I personave që ka gjetur vdekjen në këtë vend ka shkuar në 5498.

Loading...