Tragjike në Vlorë, dyshohet se u rrëzua nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 22-vjeçarja

Nje vajze e re rreth 22 vjeç është hedhur nga kati i 5 të i një pallati në lagjen 24 Maji.Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Dyshohet në kushtet e depresionit. Policia në vendngjarja ka vendosur shiritin rrethues,ndërsa shihen familjarë të saj që vajtojnë.

Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...