Detaje te reja dalin ne drite nga ngjarja e rendë qe ndodhi sot tek Infektiv, ku një pacient me COVID-19 që u hodh pak çaste me parë nga ballkoni i spitalit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se i moshuari me inicialet R.B., 70 vjeç, ishte prej disa ditësh ishte i shtruar në këtë spital dhe ndodhej i shtruar në terapi intensive.
Ai ishte hedhur nga pjesa e pasme e godinës, ndërsa ka pësuar dëmtime të forta në pjesën e kokës, pasi ka rënë sipër një pjese betoni.
Kujtojmë se pak kohë më parë tre pacientë me koronavirus i dhanë fund jetës në spitalet COVID, ndërsa u hodhën nga lartësia.
Rasti i parë është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit” në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë. Ndërkohë, që në 2 shtator Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i COVID 2 vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty. Ndërkohë rasti i tretë ishte ai i Preng Gjonajt, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë, u regjistrua në 1 nëntor sërish tek Sanatoriumi.
(BalkanWeb)