Trajneri grek i Florian Markut meriton duartrokitje, nuk e lë flamurin shqiptar që të valvitet me kokën poshtë

Florian Marku arriti që të mposhte edhe Luiseton në Wembley me shifrat 78-75, duke qenë i pamposhtur dhe rritur shifrën e fitoreve të marra. Ashtu si edhe ndaj Prodan, gjithçka do të vendosej nga vendimi i gjyqtarëve.

Një tjetër ngjashmëri nga ndeshja e fundit ishte edhe me sjelljen e trajnerit grek, Georges Armagos.

Pas përballje kundër Prodan, Armagos do të kujdesej që flamuri shqiptar të mos binte nga shpatullat e Markut.

Ndërsa pas fitores ndaj Luiseto, Armagos i bëri thirrje boksierit shqiptar se e kishte kthyer flamurin gabim, për ta ndihmuar që shqiponja të mos ishte me kokën poshtë. /Sport Ekspres/

Kujtojme te njejtin veprim ka bere edhe ne daten 26 shtator kur fitoi titullin kampion Florian Marku.

Loading...