Trajneri Reja: Na çatë tr*pin me këtë punën e modulit 3-5-2…

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja u justifikua se fitorja me Bjellorusinë u ndërlikua për shkak se mjaft lojtarë që u aktivizuan sot, nuk kanë luajtur rregullisht me ekipet e tyre.

Për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, tekniku italian kërkoi që të mos përsëriteshin pyetjet nëse skuadra mund të luajë me skemën 3-5-2 duke dhënë dhe një batutë në fund të prononcimit.

“Fitore me dy ‘fytyra”

Nëse keni parasysh, lojtarët që janë aktivizuar, ka shumë lojtarë që nuk luajnë as në klube. Ju e dini, nuk mund të pretendonim që në 3 ditë të ishin në formë të mirë fizike. Për sa kohë ishim mirë fizikisht, e kontrolluam ndeshje. E lëshuam për pak takimin. I komplimentoj shumë lojtarët se dhanë maksimumin. Nuk mund të bëjnë kritika. Kemi fituar 3 ndeshjet e fundit. Më pëlqen të luaj mirë kur i kemi mundësitë. Tani na duhej rezultati, i morëm me meritë. Djemtë treguan se duan kombëtaren, dhe duhet t’u japim meritat. Shpirti, agresiviteti që luftuan deri në fund. Memola ka një mual që s’luan, Ismajli dy muaj, Gjasula nuk luan. Dhe Veseli ka 3 ndeshje që luan vetëm me ne. Bjellorusia është e fortë fizikisht, ishte e vështirë t’i përmbanim. Luajnë fort dhe në lojën në ajër.

Momenti pozitiv nga Liga e Kombeve

Momenti pozitiv ishin debutuesit Kallaku, Broja, Selahi, që nuk kanë eksperiencë, por u përgjigjën në mënyrë të shkëlqyer. Fakti që COVID na ka hequr disa lojtarë, kemi marrë lojtarë të rinj dhe janë përgjigjur mirë. Vlerësoj dhe veteranët, Cikalleshin, Memushajn dhe Gjmshitin. Këta veteranë mbajtën dhe ndihmuan të rinjtë. Po të mos ishte për ata veteranë, edhe të tjerët nuk do të bënin kaq mirë.

Mbrojtja me gabime

Mendoj se Memushaj shtrëngoi dhëmbët, mezi priste të dilte. Memolla çerek ore pas pjesës së dytë më tha se donte të dilte. I thashë ‘shtrëngo dhëmbët’ sepse skisha alternativa.

Skema 3-5-2

U bë e mërzitshme kjo pyetje. Pse nuk pyesni se çfarë bënë sot dhe si ndihen lojtarët me skemën 3-5-2?! Gjithmonë nxirrni këtë histori. Na çatë tr*pin me këtë punën e modulit 3-5-2, sapo mundëm bjellorusët që ishin ‘monstra’. Futbolli luhet me 3, 4 mbrojtësa. Shpesh 3 lojtarë markojnë një kundër një, Doka luan në fazë ofensive. Nëse ke lojtarë të tjerë, merr dhe rezutlate më të mira.

6 gola në dy ndeshjet e fundit, çfarë ka ndryshuar te sulmi – Cikalleshi është mjaft i zoti para portës. Shikoni çfarë ka ndodhur në të kaluarën në 1974, 1975 kemi bërë 6 gola në miqësore, nuk mund të qahemi për gola. Ka shumë që e shohin ndeshjen, e kam për analistët, por nuk dinë t’i analizojnë takimet”, deklaroi Reja.

Loading...