“Transportuesi” – Arr.estohen 6 persona mes tyre 2 femra

6 persona mes tyre 2 femra kanë mbetur të arrestuar pas operacionit të policisë të koduar “Transportuesi”.

Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije se personat I.N, 56 vjeç, D.K., 36 vjeç , D. M., 55 vjeç, M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës, janë arrestuar për posedim të një sasie mallrash si veshje, barna dhe produkte të tjera, me vlerë të konsiderueshme të dyshuar si kontrabandë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni antikontrabandë “Transportuesi”.

Operacion nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga 6 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë , pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe më pas ndjekjes me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan operacionin e koduar ” Transportuesi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

• M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkoder.
• D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
• K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës.
• I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
• D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.
• M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rrethrrotullimi Tegut” , me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme.

Theksojmë se të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme për të gjitha moshat , parfume dhe barna mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera’ në bashkëpunim” dhe ” Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprime doganore“ të parashikuar nga nenet 174/2 dhe 175 të Kodit Penal.

Loading...